19 Nëntor 2024

Ndalen Lojërat e Fatit për një pjesë të Prishtinës

Prishtinë, 24 janar - Administrata Tatimore e Kosovës(ATK), ka njoftuar që bazuar në ligjin për lojërat e fatit, dhe në funksion të implementimit të rekomandimit të Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës, është duke zhvilluar aktivitete sipas një plani tremujor.

ATK-ja, ka njoftuar se pas kompletimit të dokumentacionit të dërguar nga disa Komuna dhe Drejtoritë e Urbanizmit, ka shqyrtuar dhe analizuar matjet zyrtare nga ato drejtori kompetente dhe ka krahasuar gjendjen në teren, ka rishqyrtuar dinamiken e aktiviteteve për këtë qëllim duke harmonizuar me planin e veprimit aktual.

“Prandaj në funksion të zbatimit të dispozitave ligjore dhe rekomandimeve të lartë shënuara, Administrata Tatimore e Kosovës shpallë Zonën A për Komunën e Prishtinës, si zone e cila deri në njoftim apo vendim tjetër do konsiderohet zonë e ndaluar për ushtrimin e veprimtarisë për lojërat e fatit”, thuhet në komunikatën e ATK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)