Ndahen dhjetë shpërblimet për biznes planet më të mira
Prishtinë, 8 shtator - Në ndërtesën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) bën ndarjen e dhjetë shpërblimeve për biznes planet më të mira.
Konkursi për Garën e Biznes Planeve ka pasur qëllim që të ftojë të gjithë ndërmarrësit e rinj potencialë ( individët , veçanërisht studentët) që nuk kanë regjistruar biznes, por të cilët kanë ambicie të zhvillimit të ndërmarrësisë së tyre, bazuar në standardet e BE-së që të konkurrojnë me biznes planet e tyre dhe të rrisin shansin e tyre për përfitimin e ndonjërit nga shpërblimet.
Vlerësimi i biznes planeve më të mira është bërë nga një Juri profesionale, përfshirë edhe përfaqësues të asociacioneve të biznesit, duke iu dhënë përparësi kritereve të më poshtme.
· Ideja e elaboruar dhe praktikisht e zbatueshme e Planit të Biznes,
· Resurse njerëzore dhe materiale për jetësim e Planit të Biznesit,
· Kostoja e fillimit të biznes nën 50.000.00 euro,
· Burimet e financimit mbi 50% vetjake,
· Deklarata e gatishmërisë për fillim të biznesit, jo më larg se 30 ditë nga data e njoftimit për përzgjedhjen eventuale nga juria profesionale.
Dhjetë biznes planet e vlerësuara nga juria profesionale do të shpërblehen me nga 5,000.00 euro të cilat mund të tërhiqen pas regjistrimit të biznes dhe fillimit të implementimit