Ndahen çmimet për vullnetarizëm dhe aktivizëm qytetarë
Prishtinë, 16 mars - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon sot ceremoninë e ndarjes së Çmimeve për Vullnetarizëm dhe Aktivizëm Qytetarë, në kuadër të projektit Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i Vullnetarizmi dhe Qytetarisë Aktive në Kosovë.
Fjalët hyrëse do të bëhen nga Ruairí O\'Connell, Ambasador, Ambasada Britanike në Prishtinë, znj. Besa Luzha, Koordinatore e programit, FES, Mentor Dida, Menagjer i Programit, Ashoka dhe Bashkë-themelues i Iniciativës për Prosperitet në Kosovë.
Çmimet të cilat do të ndahen janë: Vullnetari/ja i/e vitit dhe Mirënjohje për angazhim qytetar, Mirënjohje për kontribut në komunitet dhe Mirënjohje për promovim të vullnetarizmit.
Nominimi për Vullnetarët dhe Aktivistët Qytetarë të Vitit ka qenë i hapur për një muaj ku secili person ka mundur të nominoj dikë që ka bërë punë vullnetare.
Qëllim i Çmimit për Vullnetarët dhe Aktivistët Qytetarë të Vitit është promovimi i punës dhe angazhimit të vullnetarëve në Kosovë, aktivizmi dhe shërbimi i të cilëve ka bërë ndryshim të dukshëm në komunitetet e tyre.