Ndahen certifikatat për trajnimin Femrat ne ndërmarrësi
Prishtinë, 1 korrik - Oda Ekonomike e Kosovës dhe GIZ i gjerman kane ndarë sot certifikatat për 17 pjesëmarrëset ne trajnimin Femrat ne ndërmarrësi me çrast u theksua se ky është kontribut i fuqizimit te femrës ne ndërmarrësi.
Sekretari i Përgjithshëm i Berat Rukiqi me këtë rast ka thënë se jo rastësisht janë zgjedhur mosha me e re dhe mosha me më se shumti perspektiv.
Trajnimi besoj qe e ka pas rrjedhën normale dhe ka rezultuar me eksperienca te mira për te gjitha pjesëmarrëset. Për këtë veçanërisht zotin Rainhard Trankle qe edhe personalisht ka pas angazhim ne dizajnimin sa me te mire te këtij trajnimi dhe stafi i OEK-ut dhe i GIZ it po ashtu e ka dhënë pjesën e vet ne suksesin e trajnimit.\"
\"Edhe trajnerët e përfshirë po ashtu kane dhënë kontribut te rëndësishëm, ndërsa ajo qe është pjesa me vitale dhe me e rëndësishme ne vet suksesin janë vet pjesëmarrëset qe janë këtu me ne dhe unë dua ti përgëzoj për përkushtimin dhe angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive ne trajnim, tha Rukiqi .
Zoti Trankle, nga GIZ-i tha se ishte i përfshirë ne përgatitjen e këtij trajnimi.
Ne e kemi bere një studim para trajnimi dhe nga ky studim u pa qarte se nuk ka numër te madh te femrave ndërmarrësve ne Kosove dhe ne u pyetem veten se pse ka kaq pak femra ndërmarrëse.\"
\"Si përfundim i përgjithshëm ishte fakti se nuk ka shume pengesa formale qe femrat te jene ndërmarrëse ose te jene ne pozita udhëheqëse ne ndërmarrje mirëpo për dallim nga pengesat formale ka me shume pengesa socio-kulturore te cilat e kane pamundësuar qe femra te jete e përfaqësuar ne pozita vendimmarrëse apo te jete udhëheqëse e biznesit ne ekonomi pra ekzistojnë pengesa te kësaj natyre, tha ai .
Gëzime Krasniqi, njëra nga femrat e trajnuara u falënderua për mundësinë qe pati për te marr pjese ne një trajnim te tille.
Për mua ka qene shume i qëlluar se me ka ndihmuar te zhvilloj idenë e biznesit dhe thjesht jam ndare e motivuar qe te vazhdoj me tutje pa marr parasysh barrierat qe do ti kem ne te ardhmen, tha zonjusha Krasniqi.