Ndahen ceritifikatat e Innovation Grant Fund
Prishtinë, 1 mars - Sot Innovation Grant Fund iu është ndarë gjashtë kompanive që janë pjesë e inkubatorit të Innovation Centre Kosovo (ICK).
Ky grant është dhënë me qëllim për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të gjashtë bizneseve që kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë.
Innovation Grant Fund është krijuar nga një grant i Iniciativës së USAID për Konkurrencë Rajonale (RCI) dhënë Innovation Centre Kosovo.
Gjashtë kompani që janë pjesë e Inkubatorit të Innovation Centre Kosovo (ICK), kanë fituar grante nga 4.000 deri në 5.000 USD, që do i ndihmojnë në avancimin e biznesit të tyre. Certifikatat e grantit u janë dhënë më 1 mars gjatë ceremonisë së organizuar në zyret e Innovation Centre Kosovo.
Këto grante janë ofruar si nën-grant nga Iniciativa e USAID-it për Konkurrencë Rajonale (RCI). USAID RCI i ka dhënë ICK-së një grant prej 75.000 USD.
Kompanitë që janë pjesë e inkubatorit të ICK-së do të përfitojnë në total 50.000 USD në grante, kurse 25.000 USD do të përdoren në organizimin e trajnimeve të AutoCAD-it dhe të programimit në platformën iOS. Ceremoninë e dhënies së ceritifikatave të granteve e moderoi Michael Gold drejtor menaxhues i Crimson Capital LLC.
Sot do e kemi mundësinë që të njohim ndërmarrës të suksesshëm në Kosovë, tha Gold gjatë hapjes së ceremonisë.
Sot po u ndajmë certifikatat 6 kompanive që kanë fituar Innovation Grant Fund me të cilat ata do blejnë pajisje, testojnë tregun dhe do të reklamojnë produktet e tyre, tha Jon Hasen zëvendës ambasador i Norvegjisë në Republikën e Kosovës.
Hansen shtoi se përmes këtyre granteve kompanitë do e përshpejtojnë zhvillimin e tyre. Hansen pohoi se Ministria e Jashtme Norvegjeze do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.
Ndërsa Maureen A. Shauket drejtoreshë e misionit të USAID në Kosovë në ceremoninë e dhënies së ceritifikatave të granteve tha se Innovation Centre Kosovo apo siç njihet shkurt ICK ka bërë shumë për të inkurajuar shpirtin ndërmarrës të njerëzve të rinj në këtë vend.
USAID ia ka dhënë ICK-së grantin përmes Iniciativës për Konkurrencë Rajonale (RCI) me qëllim që njerëzit të krijojnë dhe zgjerojnë biznesin e tyre. Me këtë ndihmë dhënë nga populli amerikan ICK-ja iu ofron sub-grante ndërmarrësëve meritor, tha Shauket.
Uranik Begu drejtor ekzektuiv i Innovation Centre Kosovo duke iu drejtuar kompanive tha se dua ti uroj kompanitë fituese sepse e di sesa shumë kanë punuar për këto grante të merituara që po iu ndahen sot.
Begu e falenderoi USAID-in për këtë grant . Ai poashtu e prezantoi punën e deritanishme të ICK-së duke theksuar bashkëpunimin me Iniciativën e USAID-it për Konkurrencë Rajonale (RCI).
Kurse Safet Rama menaxher i Inkubatorit të Innovation Centre Kosovo tha se këto mjete janë të mirëseardhura për ekipet të cilat janë në fillim të zhvillimit të idesë së tyre të biznesit dhe do shpenzohen në mënyrën më të mirë të mundshme nga përfituesit për të zhvilluar më tej bizneset e tyre.
Rama ua ndau certifikatat gjashtë kompanive përfituese: Ion Coders Sh.P.K, Aranea Networks Sh.P.K, Creative Group Sh.P.K, SMART Squared Sh.P.K, Eduapps Sh.P.K, Puntoria Sh.P.K
Innovation Centre Kosovo ofron shërbime të inkubimit, mentorimit dhe trajnimit të ndërmarrësve dhe menaxherëve në planifikimin e bizneseve, kontabilitet, financa, zhvillim të produktit/ shërbimit, marketingut/ shitjes, burime njerëzore, zhvillimin dhe transferimin e teknologjisë si dhe kontakte me biznese lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.
Athene Prosjektledelse, Norvegji dhe Shoqata për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) në Kosovë, janë themeluesit e ICK-së, ndërsa Crimson Capital LLC Kosovë, është partneri kryesor bashkëpunues. ICK financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.