26 Dhjetor 2024

Ndahen 2 milionë euro për 156 biznese, me rreth 500 punëtorë

Prishtinë, 30 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave për financimin e projektit në kuadër të skemës së granteve, programit për rimëkëmbje ekonomike 2020, Masa 8, vlera e së cilës është 2 milionë euro, ndërsa përfitues janë 156 biznese, me rreth 500 punëtorë në kuadër të këtyre bizneseve.
 
Me këtë rast, Kryeministri Hoti theksoi se duke u bazuar në situatën e krijuar nga pandemia Covid-19,  tash së fundmi bizneseve u janë shpërndarë 60 milionë euro, ndërsa në bujqësi janë dyfishuar subvencionet, pa lënë anash edhe mbështetjen për gratë në biznes, minoritetet dhe kategoritë e tjera në nevojë.

Kryeministri Hoti nënvizoi se, Qeveria e Kosovës deri më tani  bizneseve u ka lëshuar mjete në vlerë prej 280 milionë eurove, ndërkaq bëri të ditur se për vitin e ardhshëm është paraparë një fond për rimëkëmbje ekonomike në shumë prej 182 milionë, por i cili do të rritet gjatë dy leximeve të buxhetit në Kuvend.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)