Ndahen 15 grante për përkrahjen e 15 bizneseve të grave
Ceremonia organizohet sot duke filluar prej orës 11.00, në selinë e Kooperativës Bujqësore të grave Krusha në Krushë të Madhe.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, përfaqësues të bizneseve nga Gjermania dhe Kosova dhe personalitete të ndryshme.
Ky është projekti i tretë i Unionit të Bizneseve Kosovare-Gjermane (UBKGJ) në përkrahje të zhvillimit të ekonomisë së Kosovës.
UBKGJ vitin e kaluar ka ndarë 34 bursa për vajza studente në Universitetet Publike të Kosovës dhe është duke zbatuar projektin për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani.