20 Nëntor 2024

NBG vlerësohet Banka më e mirë në Greqi

Athinë, 4 gusht - Banka Kombëtare e Greqisë është quajtur “Banka më e mirë në Greqi” nga revista financiare ndërkombëtare “Euromoney”. Vlerësimi ka qenë pjesë e çmimeve “Awards for Excellence 2013”, që kjo revistë jep për të 23-tin vit në radhë për shërbimin më të mirë.

Në dhënien e çmimeve “Awards for Excellence”, “Euromoney” mbledh dhe vlerëson të dhëna cilësore dhe sasiore për perfomancën e çdo banke. Ccmimi shërben për të njohur dhe identifikuar ato banka që kanë treguar një profil drejtues dhe dinamik në tregun global dhe lokal ku ato kryejnë biznesin e tyre dhe ku kanë tejkaluar konkurrencën.

Sipas “Euromoney”, në kushtet e një rënie veçanërisht të vështirë ekonomike, NBG ka ndërmarrë iniciativa për të forcuar pozitat e saj në lidhje me kapitalin, duke përfunduar me sukses së fundmi rritjen e kapitalit të saj. Paralelisht me këtë, NBG ka mundur të reduktojë  në mënyrë të ndjeshme kostot e saj operacionale dhe të përmirësojë likuiditetin dhe raportin kredi-depozita.

Ky çmim ndërkombëtar është gjithashtu një vlerësim për orientimin strategjik të NBG-së për të konsoliduar më tej pozicionin e saj në sistemin bankar grek, duke i mundësuar asaj të ketë një rol kyç në ekonominë greke, një rol që NBG e ka pasur të sajin gjatë gjithë historisë së saj të gjatë në treg.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)