Naser Thaçi kryetar i Sindikatës së RTK-së

Prishtinë, 5 shkurt - Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, ku kryetar u zgjodh Naser Thaçi. Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, përbëhet prej 11 anëtarëve, kurse ka rreth 100 anëtarë më synim të rritjes së këtij numri në ditët e ardhshme.
Kuvendi i anëtarëve miratoi edhe statutin e SPERTK-së, i cili është i bazuar në detyrimet që vijnë nga Ligji i Punës dhe Kontrata Kolektive e RTK-së për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, thuhet në komunikatën për media të kësaj sindikate.
Në këtë Kuvend ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës ku ka konfirmuar se Sindikata e Punëtorëve të RTK-së do të jetë anëtare e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe do ta ketë përkrahjen e saj të vazhdueshme.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, Naser Thaçi premtoi se do të jetë këmbëngulës në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve që dalin nga Ligji i Punës dhe Kontrata Kolektive e RTK-së. Ndërsa i bëri thirrje edhe njëherë Kuvendit të Kosovës që sa më shpejt të gjejë zgjidhje ligjore sa i përket pronës së RTK-së dhe të gjej zgjidhje të qëndrueshme financiare për RTK-në.