Nait Sharku emërohet ushtrues detyre i drejtorit të ATK-së
Prishtinë, 1 qershor - Pas kërkesës për transferim nga drejtori i deritanishëm i Administratës Tatimorë të Kosovës Behxhet Haliti, kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa në bazë të ligjit në fuqi ka emëruar ushtrues detyre të drejtorit të Administratës Tatimorë të Kosovës Nait Sharkun, i cili njëherit deri tani ka qenë zëvendësdrejtor i ATK-së.
Sharku do të ushtrojë funksionin e u.d drejtorit të ATK-së deri në zgjedhjen e drejtorit të ri të këtij institucioni, i cili do të bëhet me konkurs të rregull sipas ligjeve në fuqi.
Në Administratën Tatimore të Kosovës sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të Administratës Tatimorë të Kosovës, në të cilën mori pjesë edhe Ministri i Financave Avdullah Hoti.