Naim Huruglica rizegjedhet drejtor i përgjithshëm i doganave
Prishtinë, 25 gusht - Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot miratoi propozimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (MEF) që për drejtor të përgjithshëm të Doganave të Kosovës, të emërohet Naim Huruglica.
Huruglica është njëri nga udhëqësit e parë vendor të këtij institucioni pas lufte dhe po ashtu ai njihet si një nga menaxherët me të mirë të insitucioneve të Kosovës.
Në mars të këtij viti Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka shpallur konkursin për zgjedhjen e kreut të Doganave, me çrast konkursi kishte qenë i hapur dy javë.
Në konkurs kishin konkurruar më shumë se 10 veta, shumica prej tyre doganierë dhe më pas është krijuar lista e ngushtë me tre kandidatë pretendentë për tu zgjedhur drejtor.
Në listën e ngushtë paten hyre drejtorit i Doganave, Naim Huruglica, Lulzim Rafuna nga departamenti ligjor i Doganave dhe Bajram Rexha nga departamenti i kufijve në Dogana.