MZHR përkrah projektin për trajtimin e qendrës së qytetit te Rahovecit
Rahovec, 6 prill - Projekti për ndërtimin e sheshit në qendër të qytetit të Rahovecit, afër Shtëpisë Kulturës, ka marrë përkrahjen financiare të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, me 75.000 euro.
Kryetari i komunës, Smajl Latifi është shprehur se ky projekt do të rris cilësinë për qytetarët e Rahovecit, të cilët do ta kenë një vend më shumë ku do të takohen më njëri-tjetrin dhe të jenë më aktivë fizikisht, duke shpenzuar kohën në mjedis të jashtëm.
"Është një sukses i madh i Komunës së Rahovecit, e cila ka shpjeguar arsyeshmërinë dhe rëndësinë e projektit dhe ka bërë plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm."
"Tani është koha që të vazhdojmë pa humbur kohë, në mënyrë që projekti të kalojë procedurat e të realizohet sa më shpejtë që është e mundshme."
"Me këtë rast, falënderoj Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Ministrin, Fikrim Damka, për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Komunës dhe qytetarëve të Rahovecit", ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.