MZHE trajnon Bordet e Ndërmarrjeve Publike
Prishtinë, 4 dhjetor - Ministria e Zhvillimit Ekonomik, respektivisht Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, ka mbajtur trajnimin për Bordet e Drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike, me temën Ndërmarrjet Publike me pronësi shtetërore dhe funksionimi i Qeverisjes Korporative.
Mbajtja dhe vijimi i një trajnimi të tillë nga Bordet e Drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike është një përmbushje e kërkesës që buron nga Ligji për Ndërmarrjet Publike 03/L-087 dhe implementim i Planit të Qeverisë për vitin 2014.
Të gjithë drejtorët e Bordeve të Ndërmarrjeve Publike, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në këtë trajnim, kanë shprehur interesim dhe angazhim të konsiderueshëm përmes diskutimit të hapur lidhur me mirëfunksionimin e Qeverisjes Korporative në Ndërmarrjet Publike.
Pjesëmarrësit në këtë trajnim do të pajisen me çertifikatë nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.