MZHE: Suksesi kryesor i vitit interkoneksioni 400 kV Kosovë- Shqipëri
Prishtinë, 24 dhjetor Ministri Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli në konferencën e fundvitit, ka deklaruar se nder një ndër sukseset kryesore është një projekt i cili është stërzgjatur, është nënshkrimi i marrëveshjes për linjën e interkoneksionit 400 kV Kosovë- Shqipëri, në të cilën kam marrë pjesë që nga fillimi i këtij projekti.
Kjo është arritur në bashkëpunim me shumë miq ndërkombëtarë, sidomos Republikën Federale të Gjermanisë, e sidomos të KFË-së si dhe ekspertë të shumtë. Brenda 24 muajve presim përmbylljen dhe futjen në funksion të kësaj marrëveshje e cila i ulë iluzionet e shumë kundërshtarëve. Vlerësojmë edhe rolin e mediave me pjesëmarrjen e tyre në këtë proces pa marrë parasysh edhe kritikat, ka theksuar ai.
Ismajli bëri të ditur se do të themelohet një kompani private e cila do të bëjë furnizimin me energji elektrike për katër komunat në veri të Kosovës.
Ministri Ismajli njoftoi se kompania nuk do të ketë asete, por do të ketë marrëveshje me KOSTT-in dhe KEDS-in për shfrytëzim asetesh.
Ai ka theksuar se Privatizimi i PTK-së, duhet të bëhet, pasi që do të hap mundësi zhvillimi.