MZHE nënshkruan Memorandum me GIZ dhe Komunat
Prishtinë, 9 qershor Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) sot nënshkruan Memorandum i Mirëkuptimit me GIZ dhe pesë komuna për modernizimin e ndriçimit.
Ky memorandum është bazë për lidhjen e kontratave për bashkëfinancim për implementimin e pilot projekteve me qëllim te modernizimit te sistemit të ndriçimit në ndërtesat publike dhe ndriçimet publike të rrugëve në komunat Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Podujevë, Gjilan si dhe ne Konviktin nr 4 të Qendrës se Studentëve.