MZHE do të mbështesë zhvillimin e ndërmarrjeve publike
Prishtinë, 4 korrik - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli sot vizitoi Postën e Kosovës sh.a dhe Ndërmarrjen Hidroekonomike Ibër Lepenci, për tu informuar për së afërmi me performancën e tyre me crast u takua me drejtuesit e këtyre kompanive publike.
Gjatë vizitës në Postën e Kosovës, kryeshefi i kësaj kompanie, Sejdi Hoxha e informoi ministrin Ismajli me gjendjen aktuale në këtë kompani, projektet dhe planet për zhvillim të mëtutjeshëm të saj.
Ndërsa, gjatë vizitës në kompaninë Ibër-Lepenc kreu i MZHE-së u njoh për së afërmi me punën dhe zhvillimet ne këtë kompani publike.
Kryeshefi i Ibër-Lepencit, Hajdar Beqa duke folur për performacën e kësaj kompanie tha se gjithë këto vite Ibër-Lepnci ka pasur një afarizëm pozitiv dhe ka arritur që t\'i realizojë të gjitha pikësynimet e vëna, për të cilat nuk dotë mungojë angazhimi edhe në të ardhmen.
Ministri Ismajli gjatë këtyre takimeve vlerësoi se kompanitë në fjalë duhet të përqëndrohen në zhvillimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve njerëzore si parakusht për sukses të gjithmbarshëm të tyre.
Numri një i MZHE-së shprehu gatishmërinë e dikasterit që drejton që të mbështesë këto kompani publike në realizimin projekteve të tyre zhvillimore, duke theksuar në të njëjtën kohë se një bashkëpunim i koordinuar edhe me shumë në mes të MZHE dhe kompanive në fjalë do të jenë garancë e zhvillimit edhe më të madh, që si objektiv kanë ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.