20 Nëntor 2024

MZH e interesuar për asociacionet e biznesit

Prishtinë, 29 korrik - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur sot në takim, kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safer Gërxhaliu dhe Drejtorin Ekzekutiv të Odës  Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka me të cilët ka diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit me asociacionet e komunitetit të biznesit.

Ministri Ismajli me këtë rast u shpreh se MZHE është e hapur për bashkëpunim dhe së bashku me Odat përkatëse synon të zhvillojë një udhërrëfyes për partneritet në të cilin përfaqësuesit e komunitetit të biznesit mund të japin kontributin e duhur.

Kreu i MZHE-së  theksoi gatishmërinë  për organizimin e një takimi me kompanitë e vendit, me qëllim të diskutimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes së anasjelltë dhe të shqyrtohen modalitetet  e angazhimit në Kosovë të kompanive të diasporës sonë.

Mes tjerash, Ministri Ismajli theksoi edhe nevojën për një studim të gjerë mbi veprimtarinë tregtare në Kosovë.  

Nga ana tij, kryetari i OEK-ut,  Safet Gërxhaliu e informoi Ministrin Ismajli për takimet që drejtues të Odës Ekonomike kanë zhvilluar në Bruksel, ku janë  diskutuar mundësitë e bashkëpunimit me Odat dhe institucionet tjera përkatëse.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)