17 Nëntor 2024

Mustafa: Vuçiq, krizën ekonomike në Serbi tenton ta bartë në Kosovë

Prishtinë, 21 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa në një postim të tij në facebook ka vlerësuar se Vuçiq, krizën e tij ekonomike në Serbi po tenton ta bartë në Kosovë.

Dhe për fat të keq sipas tij në opinion po plasohet më shumë se çfarë po thotë ai, sesa si po veprojmë ne në vendin tonë dhe me pronat tona.

\"Ai mund të thotë që të gjitha ndërmarrjet shoqërore janë të tij, për ta mashtruar qytetarin serb, por ne e dimë që të gjitha ato janë tonat dhe s’ka pse brengoset askush.\"

\"Askujt nuk I nevojitet leje me hy në pronën e vet, por Vuçiqit i duhet leje me hy në çdo pjesë të Kosovës, sepse ne jemi zotët e këtij vendi, dhe nuk negociojmë për pronën e asnjë pjese të vendit tonë me askënd\", ka theksuar Mustafa.

Vendimin, i cili krijoi kushte që Trepça të ballafaqohet me falimentim nga data 2 shkurt, nuk e solli Serbia, por Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovë, vendorët dhe ndërkombëtarët.

Por Kuvendi i Republikës së Kosovës, me ndryshimin e ligjit për organizimin e ndërmarrjeve evitoi mundësinë e falimentimit.

Qeveria dhe Kuvendi sipas Mustafës janë të ndërgjegjshme të marrin të gjitha vendimet dhe masat më të mira për këtë kombinat dhe për ardhmërinë e këtij vendi.

\"Ne duhet ti zgjidhim problemet tona duke i peshuar mirë, pa kushtëzime dhe jo me politika populliste, sepse ky vend duhet të stabilizohet dhe të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm për nevojën e stabilizimit të tij\", ka pohuar në fund Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)