15 Janar 2025

Mustafa: Të krijohet Fondi për Garantimin e Kredive

Prishtinë, 22 tetor - Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa i cili njëherësh është edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë të hënën se krijimi Fondit për Garantimin e Kredive për ndërmarrjet e reja dhe sapo krijuara do të forconte zhvillimin e bizneseve, ulte numrin e papunësisë dhe do të ndikonte në rritjen ekonomike të vendit.

Kështu ka deklaruar kryetari Isa Mustafa ka deklaruar pas takimit që pati me Johannes Uiegand, shef i misionit të FMN-së për Kosovë dhe me Jose Sulemane, shef i Zyrës se FMN-së në Prishtinë, ku ka pohuar se po ashtu u diskutua edhe për ecurinë buxhetore, stabilitetin buxhetor dhe makro fiskal të Kosovës.

Ai ka pohuar se Fondi i Garantimit të Kredive do të ishte një infuzion i mirë dhe i qëndrueshëm për zhvillimin e bizneseve të reja, pasi që ky fond do ju garantonte dhe do ju mundësonte afaristeve të rinj që të këtë qasje me të lehtë kredi dhe sistem bankar në përgjithësi.

Sa i përket politikave buxhetore dhe fiskale, kryetari Mustafa dhe Uiegand u pajtuan që Kosova duhet të këtë kujdes në menaxhimin e politikave buxhetore dhe fiskale në mënyrë që të ruhet qëndrueshmëria buxhetore e vendit.

Kryetari Mustafa ka pohuar se ai përkrah krijimin e një fondi, i cili do të mbushej nga mjetet e privatizimit të aseteve publike.

Ky fond tha kryetari Mustafa do të duhet të krijohej nga Kuvendi i Kosovës dhe të jetë po ashtu Kuvendi i Kosovës, ai i cili me pastaj do të orientonte, ose do të jepte pëlqimin e shpenzimit të mjeteve të këtij fondi për projekte kapitale që do të zhvilloheshin në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)