Mustafa: Qeveria ime do ti mbështesë zejet tradicionale
Prishtinë, 21 maj - Gjatë një vizite në Shoqatën e Zejtarëve, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati i saj për kryeministër të vendit, Isa Mustafa, ka theksuar qeveria që ai do të drejtojë do ti kushtojë vëmendje të posaçme ruajtjes dhe zhvillimit të traditës së zejeve të ndryshme me të cilat janë marrë tradicionalisht kosovarët.
Mustafa ka theksuar se i njeh mjaft mirë problemet me të cilat ballafaqohen zejtarët në Prishtinë, por edhe në qytete tjera të Kosovës. Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë ti kultivojë zejet, për shkak të traditës së popullit të Kosovës.
Ai u ka premtuar heqjen e obligimeve doganore për makinerinë e nevojshme për prodhimin e zejeve të ndryshme, ndërsa ka theksduar se qeveria që ai do të drejtojë do tu mundpsojë zejtarëve të marrin kredi, ndërsa bazën e kamatës së kredisë ta kompensojë qeveria.
Enver Pakashtica, kryetar i Shoqatës së Zejtarëve, ka theksuar se problemi më i madh i zejtarëve është mungesa e hapësirës.
Gjatë bashkëbisedimit, kandidati i LDK-së për kryeministër ka theksuar se qeveria që ai do të drejtojë do të kujdeset në mënyrë të barabartë për të gjithë zejtarët, të cilëve do tu krijohen kushtet e nevojshme për zhvillimin e veprimtarisë së tyre