14 Nëntor 2024

Mustafa: Qeveria e përkushtuar për bashkëpunim me FMN-në

Prishtinë, 20 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua sot me delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga shefi i Misionit për Kosovën, Jacques Miniane.

Gjatë takimit, u bisedua për progresin e Kosovës në ekonomi, për stabilitetin buxhetor dhe financiar, si dhe arritjet e tjera evidente në zhvillimin ekonomik.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për rezultatet e reformave fiskale, stabilitetin financiar dhe për treguesit pozitiv në të gjitha fushat e ekonomisë.

Duke e falënderuar për përkrahjen e deritashme, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë për të vazhduar bashkëpunimin me FMN-në dhe mbarëvajtjen e programit të Kosovës me FMN-në, në funksion të avancimit të progresit ekonomik.

Shefi i Misionit të FMN-së në Kosovë, Jacques Miniane, vlerësoi rezultatet e arritura nga Qeveria në zhvillimin ekomomik, duke iu referuar të gjithë treguesve në këtë drejtim.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për nevojën e adresimit brenda parametrave, të çështjes së pagesave për veteranët, si çështje e rëndësishme për stabilitetin e mëtejshëm buxhetor dhe financiar të vendit, por edhe si kusht i vazhdimit të programit me FMN-në.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)