Mustafa: Privatizimi ka dështuar
Prishtinë, 9 qershor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Isa Mustafa takoi aktivistët dhe simpatizantët e tri nëndegëve të LDK-së në Prishtinë, ata të lagjes Kodra e Diellit, Lagja e Spitalit dhe Matiçani.
Kryetari Mustafa diskutoi me ta rreth zhvillimeve të fundit politike e ekonomike në Kosovë, dhe ndër tjera theksoi se Pavarësinë nuk e kemi të plotë përderisa nuk arrijmë ta ushtrojmë pushtetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës përkatësisht se shtetin e kemi bërë që të marrim përgjegjësi dhe për të qeveris Kosovën.
Kryetari Mustafa gjithashtu trajtoi edhe zhvillimin ekonomik, dhe e quajti si të dështuar demokracinë në fushën e ekonomisë, duke theksuar se \"privatizimi ka dështuar dhe është monopolizuar\".
Kryetari Mustafa shpjegoi edhe procesin e reformave brenda LDK-së, duke kërkuar nga anëtarësia për një mobilizim më efektiv në veprime sidomos tani kur zgjedhjet lokale pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti.
Në fund, Kryetari Mustafa tha që nuk mjafton vetëm të thirremi në Rugovizëm, por duhet jetësuar atë, Rugovizmi jetësohet duke e rrit partinë dhe duke e qeverisë mirë Kosovën.