17 Nëntor 2024

Mustafa nuk ftohet në samitin ekonomik kinez në Beograd

Beograd, 14 dhjetor - Kinezët do të mbledhin 16 Kryeministrat e Ballkanit në Beograd, për të marrë pjesë në Samitin e Tretë Ekonomik Kinez, në të cilin do të premtohen rreth 10 miliardë euro investime.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të vizitojë Beogradin për të thithur investimet kineze, ndërkohë që nuk i është bërë ftesë kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Rrugët ne kryeqytetin serb janë zbrazur, për t’i lëshuar vend, ardhjes se 16 kryeministrave te Ballkanit qe do te jenë mysafirë të samitit të tretë ekonomik kinez ne Beograd.

Zyrtarë kineze kane premtuar se do ti investojnë 10 miliardë euro ne Ballkan. Dhe për të treguar mikpritjen ndaj kinezeve, rrugët kryesore te Beogradit dy ditë para këtij samiti, janë dekoruar me flamuj kinez dhe serb.

Ambasadori Kinez në Beograd Li Mançang ka deklaruar se investimet kineze do të varen nga Projektet e vetë Qeverive të Ballkanit.

Edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të marrë pjesë në këtë samit, në një kohë që Shqipëria pret investime kineze në fushën e transportit detar, energjisë dhe fushave tjera. 

Rreth 1400 biznese kineze funksionojnë zyrtarisht në Serbi, kryesisht dyqane, biznese të vogla dhe restorante, të cilat kanë bërë që në Serbi të jetojnë dhe punojnë mbi 20 mijë kinezë.

Kinezët në Serbi janë konkurrentë kryesor të bizneseve nga Bashkimi Evropian, por edhe Turqia.

Sido që të jetë ata deri më tani, kanë investuar jashtë 68 miliardë dollarë, ndërsa ne Serbi vlerësohet se investimet e tyre kapin shumën miliardësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)