15 Nëntor 2024

Mustafa në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor në Londër

Londër, 22 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimin (BERZH) në Londër.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për rajonin do të shpalosen mundësitë e investimeve dhe do të diskutohet për potencialet e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në Samit të pranishëm janë kryeministrat e vendeve të rajonit, duke përfshirë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, kryeministrin e Shqipërisë, të Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Kryeministrit Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Financave, Avdullah Hoti, pasi është pritur me ceremoni zyrtare në samit, u takua fillimisht me drejtorin e BERZH-it për Danimarkën, Irlandën, Lituaninë dhe Kosovën, Ove Jensen.

Më pas, kryeministri Isa Mustafa, u prit me ceremoni zyrtare nga presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti, u nënshkrua në librin e mysafirëve të nderit dhe së bashku me homologët nga rajoni mori pjesë në takimin me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme dhe të Komonuelthit të Mbretërisë së Bashkuar, Philip Hammond.

Gjatë samitit, kryeministri Isa Mustafa do të marrë pjesë në punimet qendrore të Samitit si dhe do të zhvillojë një takim bilateral me presidentin e BERZH-it, Suma Chakrabarti dhe personalitete të tjera të rëndësishme prezentë në këtë ngjarje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)