Mustafa merr pjesë në forumin ekonomik të Vjenës në Tiranë
Tiranë, 28 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës që zhvillon punimet sot në Tiranë.
Në këtë forum të nivelit të lartë, marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, liderë të vendeve të BE-së, udhëheqës të lartë të Bashkimit Evropian si dhe personalitete të shquara evropiane dhe më gjerë.