15 Nëntor 2024

Mustafa: Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon

Prishtinë, 16 prill - Kryeministri Isa Mustafa, ka deklaruar se Qeveria që ai drejton ka arritur 90 për qind të objektivave që ka pasur gjatë vitit 2015.

\"Qeveria që unë drejtoj, përmblodhi dje rezultatet e punës për vitin 2015. Analizat argumentojnë se Qeveria ka realizuar ndërmjet 85% deri në 90% të objektivave të parapara për vitin 2015\", ka theksuar Mustafa përmes një postimi në Facebook.
 
Mustafa ka përmendur rritjen ekonomike prej mbi 3.6% më e madhja në regjion, të punësuar rreth 18,000 vetë, buxheti stabil ku sipas tij janë përmbushë detyrimet buxhetore.

Po ashtu sipas tij edhe fillimi i operimit të bizneseve për 27.5% më i lirë dhe rritja mesatare e pagave 6%, rritja e ndihmave sociale 25%, rritja e fondeve për shtyllat e pensioneve kontributdhënës mbi 30% dhe implementimi i pensioneve për veteran të UÇK-së janë të arritura të qeverisë.

\"Është nënshkruar MSA, jemi ranguar të përfitojmë qindra miliona dollar nga MCC (Korporata e Sfidave të Mileniumit të SHBA), jemi në prag të fillimit të ndërtimit të Kosovës së Re.\"

\"Është aprovuar Programi i Reformave Ekonomike, Strategjia Kombëtare Zhvillimore, ka filluar të implementohet Ligji për faljen e borxheve publike deri në fund të vitit 2008, me ligj është themeluar Fondi për garantimin e kredive për NVM-të, është në procedurë Ligji për Investime Strategjike\".

\"Qeveria gjatë vitit 2015 ia ka proceduar Kuvendit 80 projektligje. Kushtet dhe rrethanat në të cilat kemi punuar i dini vet\", ka thënë Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)