16 Nëntor 2024

Mustafa: Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik

Prishtinë, 9 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në takimin iniciues për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2021, ku ishin të pranishëm anëtarët e grupeve punuese nga të gjitha ministritë që do të punojnë në hartimin e strategjisë.

Në kuadër të takimit, nga ana e zyrës për planifikim strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, u prezantua edhe procesi dhe koncepti i strategjisë kombëtare për zhvillim dhe shtyllat në të cilat do të bazohet kjo strategji. Gjatë takimit, grupet punuese u informuan për aspektet teknike dhe koordinuese që do të përcillen gjatë procesit të hartimit të strategjisë.

Mustafa ka deklaruar se Strategjia Kombëtare për Zhvillim përfaqëson një qasje gjithëpërfshirëse në kontekstin e adresimit të sfidave më kritike të zhvillimit të Republikës së Kosovës. Kjo strategji përndryshe do të jetë një dokument planifikues që do të përmbajë një pako të prioriteteve gjatë pesë viteve të ardhshme, do të thotë nga viti 2016 deri në vitin 2021.

\"Duhet të them se Kosova ka pasur rritje të zhvillimit përgjatë dekadës së fundit. Edhe pse kemi pas rritje ekonomike, kjo rritje kryesisht është bazuar në investime publike dhe jo në sektorin privat të ekonomisë, prandaj rritja ka osciluar, ashtu siç kanë osciluar investimet publike. Kjo na shtyn që strategjia e ardhshme të jetë e orientuar për një rritje të qëndrueshme, një rritje propulsive, apo diversitet i cili siguron prodhim vendor, konkurrencë dhe përmirësim të bilancit tregtar\", ka theksaur ai.

Sipas tij Strategjia për Zhvillim Kombëtar vjen si rezultat i të kuptuarit se sfidat zhvillimore të Kosovës më së miri mund të adresohen duke zhvilluar një kornizë të prioriteteve dhe poashtu duke përkufizuar afatet dhe mekanizmat e jetësimit të këtyre prioriteteve.

\"Zyra për Planifikim Strategjik në kuadër të Zyrës sime ka ndërmarrë disa studime për identifikimin e pengesave dhe faktorëve më kritik për rritje ekonomike. Pas këtyre studimeve, në konsultim me një spektër të gjerë të institucioneve dhe organizatave të brendshme dhe të jashtme, janë zhvilluar një varg analiza të politikave që janë përmbledhur në dokumente analitike. Analizat, në përpilimin e të cilave ka kontribuar edhe Bashkimi Evropian, do të shërbejnë për të nxitur diskutime në grupet punuese dhe me akterët e jashtëm që do të ndihmojnë në definimin final të prioriteteve në kuadër të strategjisë\", ka pohuar ai.

Sipas tij duhet ta kemi parasysh se procesi i hartimit të Strategjisë nuk duhet të shihet si një dokument statik, i pandryshueshëm, i palëvizshëm, por si një platformë dinamike e të konsultuarit dhe dakorduarit me të gjithë akterët kryesor, si Qeveria në tërësi, Kuvendi, shoqëria civile dhe sektori privat, sektori bankar dhe partnerët e brendshëm dhe të jashtëm zhvillimor.

\"Unë mund t’iu them sot se së bashku me ekipin tim personalisht do të angazhohem dhe do të përkushtohemi, së pari në mbarëvajtjen e procesit të hartimit dhe më pastaj edhe në implementimin e të gjitha objektivave tona të cilat do t’i përcaktoj Strategjia Kombëtare për Zhvillim\", ka pohua ai.

Ai ka kerkuar bashkëpunim dhe angazhim të fuqishëm nga të gjithë ju, dhe nga tërë të tjerët në këtë strategji.

\"Kërkoj që të jemi shumë të hapur, shumë inventiv, dhe ta kuptojmë se nga ajo që ne do të japim si kontribut tonin në këtë Strategji, do të varet suksesi i ardhshëm i zhvillimit ekonomik, përkatësisht fokusimi jonë në prioritete të cilat domosdoshmërisht duhet të jenë të qarta, duhet të jenë të realizueshme dhe duhet t’i shërbejnë zhvillimit ekonomik të vendit\", ka thene ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)