15 Nëntor 2024

Mustafa kërkoi përgjegjësi nga anëtarët e bordeve të NP-ve

Prishtinë, 24 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, zhvilloi sot takime të ndara me anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike rajonale dhe qendrore.

Së bashku me kryeministrin Mustafa, në takimet e zhvilluara ishte i pranishëm edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Kryeministri Isa Mustafa kërkoi nga anëtarët e bordeve që të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe në përputhje të plotë me ligjet për ndërmarrjet publike.

Kryeministri Mustafa, ka kërkuar që të mbahen raporte ligjore, profesionale dhe korrekte me aksionarin dhe me menaxhmentin, dhe të evitohet çdo politizim gjatë ushtrimit të detyrave të anëtarit të bordit.

Po ashtu, kryeministri ka kërkuar që ndërmarrjet publike të mirëmbajnë raportet me donatorët, duke marrë parasysh rolin e madh të donacioneve në përmirësimin e shërbimeve që ofrohen nga këto ndërmarrje.

Duke theksuar rëndësinë e kryerjes së punës në mënyrë profesionale, kryeministri ka kërkuar që anëtarët e bordeve të luftojnë korrupsionin brenda ndërmarrjeve dhe të jenë pjesë e luftës kundër kësaj dukurie.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, ka kërkuar që të bashkërenditen aktivitetet me qëllim të arritjes se eficencës, si dhe që vendimet e bordeve të jenë në baza profesionale.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci theksoi se do të ketë një kalendar të takimeve sektoriale ku do të trajtohen problemet dhe potencialet për zhvillim edhe në kuadër të Këshillit Ndërministror për Ndërmarrjet Publike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)