18 Nëntor 2024

Mustafa i hidhëruar me FMN që mbështetën Thacin për pagat

Prishtinë, 27 shkurt - Kryetari i LDK, Isa Mustafa tha se ka biseduar me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe ka shprehur shqetësim se pse FMN ka përkrahur rritjen e pagave në vitin zgjedhor.

\"U kam thënë sepse ne jemi gjithmonë për rritjen e pagave sepse akoma janë të ulëta, mirëpo kjo çfarë po bëjnë përfaqësuesit ndërkombëtar këtu nganjëherë me vetëdije apo pa vetëdije po ia japin krahun qeverisë..”, tha ai.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për rritjen e pagave mirëpo më shumë në cilësinë e ekonomistit.Duke folur për përkrahjen e FMN-së për rritjen e pagave, ka thënë se ka shprehur shqetësim që ky institucion po përkrahë rritjen e pagave në vitin zgjedhor.

“Unë kam biseduar edhe me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe kam shprehur shqetësim se pse FMN ka përkrahur rritjen e pagave në vitin zgjedhor. U kam thënë sepse ne jemi gjithmonë për rritjen e pagave sepse akoma janë të ulëta, mirëpo kjo çfarë po bëjnë përfaqësuesit ndërkombëtar këtu nganjëherë me vetëdije apo pa vetëdije po ia japin krahun qeverisë, sepse t’ia mundësosh një qeverie rritjen e pagave një muaj apo dy muaj para zgjedhjeve kjo është implikim direkt në rezultatin e zgjedhjeve. Nuk jemi kundër që të rriten pagat mirëpo do të duhej të rriteshin paralel me parametrat tjerë”, ka thënë Mustafa në emisionin “Argument Plus”.

Ndërkaq në pjesën tjetër, ai më shumë ka folur si ekonomist, duke shpjeguar se kur do të duhej të rriteshin pagat. (rtk)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)