Mustafa: Buxheti mundëson krijimin e vendeve të reja të punës
Prishtinë, 23 dhjetor - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se buxheti dy miliardësh, i cili u aprovua në Kuvendin e Republikës së Kosovës, siguron zhvillim të qëndrueshëm dhe reflekton në mënyrë të drejtpërdrejt programin e koalicionit qeveritar.
Ky Buxhet, i cili do të zbatohet me përkushtim maksimal, mundëson realizimin e objektivave tona të përbashkëta për zhvillimin e vendit, për rritje ekonomike, për krijimin e vendeve të reja të punës, për mirëqenie sociale dhe po ashtu për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit. 2017 është vit i mundësive të reja për avancim në të gjitha fushat. Urime, ka shkruar ai në rrjetin social facebook.