05 Nëntor 2024

Murtezaj viziton Drejtorin e Tatimeve në Shqipëri

Prishtinë, 4 mars - Në vazhdën e bashkëpunimit të rregullt drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj me bashkëpunëtor, ka vizituar Drejtorin e Tatimeve në Shqipëri, me ç’rast ka zhvilluar takim me drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve të Shqipërisë Vasilika Vjero dhe bashkëpunëtoret e saj.

Takimi kishte në fokus thellimin e bashkëpunimi në mes të dy institucioneve, konkretisht shkëmbimin e përvojave në fushën e marrëveshjeve tatimore ndërkombëtare, si dhe me zbatimin e marrëveshjes për qendrën e përbashkët të trajnimeve.

Administrata Tatimore e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e Shqipërisë kanë bashkëpunim të ngushtë në fushën e tatimeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)