Murati: Po kapitalizohen potencialet e diasporës
Prishtinë, 28 korrik - Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka thënë se po bëhen përpjekjet maksimale të kapitalizmit të potencialeve të diasporës.
Ai ka treguar se në funksion të kësaj, ministria me të cilën udhëheq ka punuar shumë në krijimin e rrjeteve profesionale nëpër vende të ndryshme të botës.
Në një intervistë për Epokën e re, Murati ka vlerësuar se krijimi i rrjeteve të bizneseve ka qenë më i suksesshëm.
Në funksion të kapitalizimit sa më të mirë të potencialit financiar dhe njerëzor të diasporës sonë, Ministria e Diasporës ka punuar shumë për krijimin e rrjeteve nëpër vende të ndryshme të botës. Deri tani janë krijuar shumë rrjete profesionale të të rinjve dhe të biznesit, ka thënë Murati.