Murati dhe Suokko biseduan për zgjerimin e financimit për zhvillimin e Kosovës
Prishtinë, 26 prill - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati priti në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë Maria Suokko, ku u diskutua për projektet e realizuara deri më tani nga UNDP-ja, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Ministri Murati e falënderoi znj. Suokko për mbështetjen që UNDP ka dhënë për Kosovën dhe e njoftoi atë për zhvillimet buxhetore, gjendjen makrofiskale, politikat e reja të skemave sociale si dhe për masat që po ndërmerr Qeveria për tejkalimin e gjendjes së rënduar nga COVID-19.
Në takim u diskutua gjithashtu rreth masave qe Qeveria ka marre per mbeshtetjen financiare per sektorin privat.
Ministri Murati gjithashtu theksoi se Kosova dhe UNDP-ja duhet të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë, ngritjen e kapaciteteve institucionale në Kosovë, si dhe rritjen e bashkëpunimit në luftën kundër pandemisë COVID-19.
Ndërsa, përfaqësuesja e UNDP-së Maria Suokko falënderoi Ministrin Murati për pritjen dhe theksoi se tani është momenti që bashkëpunimi i ynë të fokusohet në tejkalimin e gjendjes se shkaktuar nga COVID-19 si dhe në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.
Gjatë takimit Ministri Murati dhe përfaqësuesja e UNDP-së Maria Suokko, biseduan për zgjerimin e financimit për zhvillimin e Kosovës në përputhje me Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm, për mjedisin, klimën dhe financimin në lidhje me procesin e vazhdueshëm të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit.
Gjithashtu, u diskutua edhe për mundësitë në lidhje me zgjerimin e zhvillimit të aftësive dhe krijimin e vendeve të punës, duke përfshirë masat aktive të tregut të punës si dhe për rritjen e bashkëpunimit me inspektorët tatimorë pa kufij (UNDP/OECD) informimi mbi mbështetjen e propozuar për Kosovën.