15 Nëntor 2024

Murat Ulker, njeriu më i pasur i Turqisë

Ankara, 1 mars - Sipas listës së publikuar përmes një konference shtypi, Murat Ulker është për të tretën herë njeriu më i pasur i Turqisë me 2,9 miliardë dollarë dhe kjo pavarësisht se pasuria e tij është pakësuar me 1,5 miliardë dollarë në krahasim me një vit më parë.

Në këtë listë, presidenti i FIBA Holding, Husnu Ozyegin, është renditur në vendin e dytë, ashtu si edhe vitin e kaluar, me një pasuri prej 2,6 miliardë dollarësh; ndërsa i treti është klasifikuar presidenti i Dogus Holding, Ferit Sahenk, me 2,4 miliardë dollarë.

Kryeredaktori i revistës “Forbes Turkey\", Burçak Guven, deklaroi se pasuria e përgjithshme e biznesmenëve, që kanë hyrë këtë vit në listën e 100 turqve më të pasur, është pakësuar me rreth 6 miliardë dollarë në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa numri i miliarderëve turq ka rënë në 31, nga 33 që ishte në 2015-n.

Guven sqaroi se në këtë listë renditen 21 gra të pasura turke dhe shtoi se numri i grave miliardere ka rënë në 5, nga 8 që ishte vitin kaluar, ndërsa pasuria totale e pasanikeve turke përbën 18,9% të pasurisë së të gjithë listës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)