06 Nëntor 2024

Mungon mbikëqyrja e aktiviteteve të prokurimit nga ana e KRPP-së

Prishtinë, 11 korrik - Demokraci Plus (D+), ka mbajtur një tryezë diskutimi lidhur me punën e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) dhe procesin e monitorimit të aktiviteteve të prokurimit aga ana e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).

Gjatë kësaj tryeze, lidhur me këto dy institucione janë publikuar dy raporte të ndara, të cilat paraqesin problemet kryesore që ndikojnë në gjithë sistemin e prokurimit publik.

Isuf Zejna, Menaxher i Programit në D+, përmendi parregullsitë në OShP, si institucion kompetent për të vendosur për ankesat e ushtruara nga kompanitë ankuese.

 Ai si problem kryesor përmendi çështjet siç janë moskonsistenca e vendimeve dhe vonesat në vendimmarrje.

Ndërkaq, Rrita Ismajli, hulumtuese në D+, shpalosi rolin e KRPP-së, si institucion rregullativ, i cili krijon rregulla të lojës për të gjithë akterët që janë pjesëmarrës në aktivitete të prokurimit.

Ajo tha se ka mungesë të mbikëqyrjes së aktiviteteve të prokurimit nga ana e KRPP-së, veçanërisht në fazën pas dhënies së kontratës. Ismajli përmes një krahasimi me shtetet tjera theksoi se do të ishte më së i nevojshëm adaptimi i monitorimit të plotë të kontrollit ex-ante dhe ex-post në këto aktivitete.

Në panelin e kësaj tryeze të ftuar ishin kryetari i OShP-së, Blerim Dina dhe anëtari i Bordit të KRPP-së, Sami Uka, të cilët ofruan komentet e tyre lidhur me gjetjet e këtyre raporteve.

Moskonsistencën e vendimeve, Dina e arsyetoi me rrethana të ndryshme që dalin nga rasti në rast, e që sipas tij nuk duhet të krijohen shabllone në vendimet që merr paneli shqyrtues. Ndërsa, për vonesat në vendimmarrje, ai ua hudhi fajin autoriteteve kontraktuese, pasi nuk i dorëzojnë dosjet me kohë.

Ndryshe, Uka foli për rolin që ka KRPP-ja në funksionimin dhe mbarëvajtjen e gjithë sistemit të prokurimit publik.

Ai tha se monitorimi që KRPP bën, edhe pse me numër të vogël të zyrtarëve, ka pasur efekt në evitimin e mangësive në prokurim publik, por jo edhe në luftën kundër korrupsionit. Uka nder të tjera shtoi se është e pamundur që të monitorohen rreth gjashtë mijë njoftime që bëhen në vit me po ata zyrtarë.

Po ashtu, pjesë e tryezës kanë qenë edhe zyrtarët të institucioneve të ndryshme, pjesëtarë nga shoqëria civile dhe media.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)