Mundësohet korrigjimi i gabimeve për të përfituar nga Pakoja Fiskale Emergjente
Prishtinë, 4 maj - Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se komisioni i përbashkët ATK dhe MEPTINIS, i mandatuar me Vendimin nga Ministri i Financave dhe Transfereve, është duke i shqyrtuar kërkesat e tatimpaguesve, të cilët kanë aplikuar për të përfituar nga Pako Fiskale Emergjente.
Me këtë rast, ky Komision ka njoftuar se tani bizneset mund t'i dërgojnë kërkesat për korrigjime, nëse kanë vërejtur se gjatë aplikimit për të përfituar në njërën nga masat 3a, 3b, 7, 8 dhe 14 të Pakos Fiskale Emergjent, u është përvjedhur ndonjë gabim i paqëllimshëm.
Kërkesat për korrigjime eventuale mund të dërgohei më së largu deri me datë 20 Maj në e-mail adresën: [email protected] në të cilën duhet të sqarohen qartë arsya e ndryshimit dhe kërkesën për ndryshim - plotësim.
Për vëmendjen tuaj: Kjo është adresa e vetme zyrtare, nga e cila, Komisioni do t’i shqyrtojë kërkesat, të cilat kanë të bëjnë me korrigjimet, ndërsa, çdo adresim i kërkesave në ndonjë adresë tjetër alternative, nuk do të merret parasysh nga Komisioni dhe me automatizëm do të konsiderohet e pavlefshme.
Po ashtu, e pavlefshme konsiderohet edhe çdo e-mail i cili dërgohet në këtë adresë, e cila nuk ka të bëjë me korrigjimet e gabimeve për të përfituar nga Pakoja Fiskale Emergjente.
Ju inkurajojmë që të gjitha kërkesat për korrigjime t’i dërgoni sa më shpejt, me qëllim që të mos përcjellët ndonjë lëndë me gabime eventuale në Thesar për transfer të mjeteve, me ç ‘rast pamundësohet korrigjimi i tyre.