Mundësia e falimentimit të Greqisë, liron çmimin e naftës
Londër, 3 nëntor - Kontratat e naftës u zhvlerësuan në sesionin e së enjtes, pasi investitorët u fokusuan në efektet negative të një falimentimi të pakontrolluar të Greqisë.
Në treg kjo është përkthyer në zhvlerësim të të gjithë sektorit të lëndëve të para dhe forcim të dollarit.
Ky trend ka prekur edhe dy kontratat kryesore të naftës në botë. Nafta bruto Brent e Londrës për dhjetorin ra 71 cent në 108.63 dollarë për fuçi. Kurse nafta bruto amerikane për dhjetorin ra 1.07 dollarë për 91.44 dollarë për fuçi.