20 Nëntor 2024

Mujota priti ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë

Prishtinë, 23 korrik - Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, priti sot në një takim ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë Valon Saraçini i cili shoqërohej nga zv.ministri i transportit Xhelal Bajrami dhe ambasadori i Maqedonisë në Prishtinë Stojan Karajanov.


Në takim ministrat Mujota dhe Saraçini biseduan për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe thellimin e mëtejmë në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.


Ministri Mujota e njoftoi ministrin Saraçini lidhur me përpjekjet e ministrisë së infrastrukturës për realizimin e projekteve infrastrukturore me theks të veçantë autostradën R7, Vermicë-Prishtinë dhe atë R6, Prishtinë-Hani i Elezit.


Nga ana e tij ministri Saraçini vlerësoi progresin e bërë në fushën infrastrukturore në Kosovë dhe theksoi gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë që edhe ajo në vitin 2014 t’i qaset ndërtimit të segmentit të kësaj rruge nga Shkupi deri në Hanin e Elezit.


Të dy ministrat u akorduan që sa më parë të harmonizohen qëndrimet e grupeve punuese lidhur me Marrëveshjen për Transportin e udhëtarëve dhe mallrave në mes të dy shteteve, në mënyrë që të eliminohen barrierat e deritanishme dhe të krijohen kushte të barabarta për operatorët e të dyja vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)