09 Maj 2024

Mujës i sfidohet autoriteti nga investuesit e ndërtimeve pa kriter

Prizren, 19 shtator - Qeveria lokale në javën e kaluar ka ndërmarrë një aksion për ndalimin e punimeve në disa nga ndërtimet kolektive në qytetin e Prizrenit.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në parim e përshëndet aksionin e Drejtorisë së Urbanizmit në bashkëpunim me inspektoratin, policinë dhe prokurorinë në lidhje me inspektimin dhe ndalimin e  ndërtimit në disa ndërtesa kolektive, mirëpo kërkon nga qeveria lokale që këto aksione të mos bëhen në formë selektive ngase në të gjitha ndërtimet kolektive që janë ndërtuar dhe vazhdojnë të ndërtohen në qytetin e Prizrenit nuk është respektuar legjislacioni ne fuqi.

Edhe përkundër aksionit të tillë, ndërtuesit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë lokale për ndalimin e punimeve në këto objekte. 

Autoritetet lokale (kryetari) duhet të ndërmarrin aksione gjithëpërfshirëse dhe të fuqishme në drejtim të rrënimeve të ndërtimeve kolektive dhe individuale që nuk kanë respektuar legjislacionin në fuqi në mënyrë që të ndalohet degradimi i qytetit të Prizrenit.

 Institucionet tjera relevante si policia, prokuroria dhe gjyqësia duhet të jenë më azhur në drejtim të trajtimit të lëndëve në lëmin e sektorit të urbanizmit në Prizren.

Duke parë gjendjen e krijuar në terren, sfidimin e autoritetit të qeverisë lokale nga investuesit; Kryesuesi i Kuvendit duhet që me urgjencë ta trajtojë çështjen respektimit të planeve rregullative në mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit dhe ky organ të merr një vendim për mbështetjen e aksioneve të ekzekutivit komunal në trajtimin e ndërtimeve pa kriter dhe ndalimin e shkeljeve të planeve rregullative - tha Naim Cahanaj zyrtarë i KDI-së.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) qysh në mars të vitit 2010 ka hartuar një raport mbi sektorin e Urbanizmit në komunën e Prizrenit.

Në kuadër të këtij raporti si të gjetura kryesore ishin:  koordinimi jo i mirë i veprimeve në mes drejtorive komunale në njërën anë dhe organeve komunale e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve në anën tjetër gjithnjë me qëllim të kontrollit të cilësisë së ndërtimit në qytet, mos-përputhjes së ndërtimeve me planet përkatëse, mos mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, kapaciteti i ulët i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor për të përfunduar me sukses të gjitha punët që shfaqen para saj, mungesa e kapaciteteve në Drejtorinë e Inspektorateve, saktësisht në Sektorin për Urbanizëm të kësaj drejtorie ku në komunën e dytë më të madhe të Kosovës janë të punësuar vetëm katër (4) inspektorë të ndërtimit.

Ky fakt pamundëson efikasitetin e institucioneve, rrezikon funksionimin organit që është përgjegjëse për kontroll të ndërtimeve në Komunën e Prizrenit dhe bashkë me këtë rrezikon edhe jetën e qytetarëve të Komunës së Prizrenit.

Me qëllim të prezantimit të të gjeturave në raportin e sektorit të urbanizmit, përfaqësuesit e KDI-së po në atë kohë kanë mbajtur edhe një takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit. Atëherë Kryetari Muja ishte pajtuar me gjetjet e analizës së KDI-së duke vënë në pah njëkohësisht domosdoshmërinë e bashkëpunimit të QJQ-ve dhe qytetarëve me organet komunale në raportimin e menjëhershëm të këtyre fenomeneve negative.

Që nga ajo kohë, rekomandimet e shoqërisë civile dhe premtimet e Kryetarit të Komunës se do të bëjë më shumë në drejtim të respektimit të planeve rregullative dhe “shtrëngimi” i investitorëve për të respektuar normat në ndërtimet kolektive kanë mbetur një premtim i thënë dhe pa iniciativë – tha Arben Hoxha zyrtarë i KDI-së.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)