19 Nëntor 2024

MTI shënon “Ditën Botërore të Standardeve”

Prishtinë, 14 tetor - Agjencia Kosovare e Standardizimit, ka mbajtur sot manifestimin “Dita Botërore e Standardeve”.
 
Ky manifestim tashmë tradicional për standardizimin kosovar, shënohet anekënd Globit në forma të ndryshme.

Gjatë aktivitetit të organizuar me këtë rast, Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Cuneyd Ustaibo tha se është i nderuar që merr pjesë në këtë manifestim.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është bartëse e zhvillimit të pjesës më të madhe të infrastrukturës së cilësisë kosovare.  Brenda kësaj Ministrie funksionojnë Departamenti i Metrologjisë, Drejtoria e Akreditimit, Agjencia e standardizimit dhe sektorë tjerë që e ndihmojnë këtë  infrastrukturë në misionin e saj”, ka thënë zëvendësministri Ustaibo.

Ai po ashtu ka thënë se duke njohur rëndësinë e standardizimit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka themeluar para 8 vitesh Agjencinë që do të merret me këtë fushë promotore të rritjes së cilësisë dhe sigurisë së produkteve dhe shërbimeve, të zvogëlimit të barrierave teknike të tregtisë, mbrojtjen e konsumatorit, ambientit, shëndetit të qytetarëve etj.

Zëvendësministri i MTI-së theksoi se Agjencia Kosovare e Standardizimit, me një staf modest, deri më tani ka ngritur komitetet teknike më të  domosdoshme në fusha të ndryshme, të cilat procedojnë standarde sipas kërkesave të ekonomisë dhe institucioneve kosovare.

“Kjo Agjenci, tashmë ka rezultate  evidente në miratimin e standardeve evropiane si standarde kosovare, të cilat tashmë janë në shërbim të sektorit privat dhe atij publik, duke u implementuar me qëllim të përafrimit me legjislacionin e BE-së. AKS-ja deri më tani, nëpërmjet 18 komiteteve teknike ekzistuese ka miratuar 5308 standarde evropiane (EN) si standarde kosovare (SK)”, tha Ustaibo. 

Sipas tij, implementimi i këtyre standardeve sjellë cilësi dhe siguri të produkteve dhe shërbimeve, si dhe konkurrueshmëri në treg.

“Implementimi i tyre, gjithashtu, është domosdoshmëri e përafrimit të legjislacionit kosovar me atë evropian”, ka thënë zëvendësministri Cuneyd Ustaibo, para të pranishmëve.

Hafiz Gara, kryeshef i Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS) me këtë rast përshëndeti manifestimin, duke prezantuar të dhënat kryesore rreth historikut dhe rolit të ISO-s.
 
Ai ndër të tjera bëri të ditur se ky është përvjetori i 67 i themelimit të ISO-s, kur delegatët nga 25 vende u takuan në Institutin e Inxhinierisë Civile në Londër dhe vendosin të themelojnë një organizatë ndërkombëtare me qëllim unifikimit të standardeve industriale.

Bujar Istogu, Zyrtar i Lartë për Standardizim bëri prezantimin e arritjeve të standardizimit kosovar.

Gjatë manifestimit, gjithashtu është publikuar edhe “Katalogu i Standardeve Kosovare 2013/14”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)