07 Nëntor 2024

MTI prezanton Ligjin e Shërbimeve dhe ndikimin në ekonomi

Prishtinë, 30 maj - Kuvendi i Kosovës së fundmi e ka miratuar Ligjin e Shërbimeve, i cili do të ketë ndikim të rëndësishëm në mënyrën e funksionimit të sektorit të shërbimeve në Kosovë.

Për këtë arsye,  Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon takimin informues, ku do të mësoni mbi hollësitë e ndikimit të këtij ligji në ekonominë e Kosovës, me theks të veçantë në sektorin e shërbimeve.

Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin e Shërbimeve me nëntë mars, i cili u publikua në Gazetën Zyrtare me 3 prill. Me këtë ligj Direktiva e Shërbimeve BE do të transpozoj legjislacionin kombëtar.

Qëllimi i Ligjit është të përfshij dispozita të caktuara në legjislacionin kombëtar duke pasur parasysh qasjen e harmonizimit gradual.

Përmes transpozimit të Direktivës së Shërbimeve BE Ligji do të ndihmoj në krijimin e kornizës legjislative kombëtare, e cila do të jetë më e favorshme për biznese.

Kjo do të ndodh sidomos në fushën e themelimit të kompanisë, duke zvogëluar ngarkesat administrative për ofruesit e shërbimeve dhe me krijimin e Pikës së Vetme të Kontaktit.

Kontributi i mëtejmë në mjedis më të mirë të bizneseve në Kosovë do të jetë vazhdimi i aktiviteteve të nxitura nga Ligji. 

Domethënë shqyrtimi i legjislacionit kombëtar dhe paraqitja e procedurave të njoftimit për të ndaluar miratimin e legjislacionit të ardhshëm me dispozita të cilat janë në kundërshtim me kërkesat e Ligjit të Shërbimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)