07 Nëntor 2024

MTI prezanon planet e Qeverisë lidhur me zhvillimin e sektorit privat

Gjilan, 26 dhjetor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me komunën e Gjilanit, në kuadër të  aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2017”, organizon konferencë Informuese për zhvillimin e sektorit privat në Gjilan.

Në konferencë do të prezantohen planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Gjilanit lidhur me zhvillimin e sektorit privat dhe do të dialogohet drejtpërdrejt me bizneset e rajonit të Gjilanit të cilat do të kenë mundësi t’i paraqesin sfidat dhe kërkesat e tyre para përfaqësueseve të institucioneve qendrore dhe lokale.

Konferenca mbahet në restorant  “Vali Ranch”, në fshatin Përlepnicë të Gjilanit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)