MTI mban sesion informues për gratë sipërmarrëse
Në këtë sesion informues ministrja për Tregti dhe Industri, znj. Hykmete Bajrami do tu drejtohet pjesëmarrëseve në fjalimin e saj.
Programi për zhvillimin e ndërmarrjeve (CDP),\\ synon të fuqizojë aftësitë konkurruese dhe kapacitetet eksportuese të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) të Kosovës.
Qëllimi i këtij sesioni është qe të informohen gratë sipërmarrëse lidhur me mbështetjen që iu ofrohet ndërmarrjeve në kuadër të Programit të KIESA-s për zhvillimin e ndërmarrjeve.
Pjesëmarrës janë ndërmarrjet private prodhuese në pronësi të grave sipërmarrëse apo menaxhuar nga to, të cilat veprojnë në katër sektorë industrial: përpunimi i metalit, përpunimi i drurit, përpunimi i plastikës dhe gomës dhe prodhimi i tekstilit, veshjeve dhe lëkurës.