20 Nëntor 2024

MTI lanson shërbimin e-regjistrimi i pengut

Prishtinë, 4 korrik - Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK, që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) sot zyrtarizoi funksionimin e e-Regjistrit të Pengut.

Kjo, formë e regjistrimit elektronik do të ndihmojë të gjithë qytetarët duke iu mundësuar kërkimin falas në sistemin e ri për  sendet e luajtshme para se te kontraktojnë ndonjë shitblerje të gjitha institucionet financiare, mikrofinanciare si  dhe  institucionet e tjera  për regjistrim të pengut në mënyrë të shpejtë dhe efikase.

Në fjalën hapëse,  zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, tha se ky sektor  është krijuar me qëllim të institucionalizimit të regjistrimit të pasurisë së luajtshme (Pengut) dhe  për të krijuar një balancë në tregun e kredive në Kosovë, ndërmjet bankave  komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare, me synimin për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe ekonominë e tregut.

Ministrja Mimoza Kusari-Lila po ashtu tha se duke e ditur se Pengu luan një rol jetësor në transaksionet e kredidhënies dhe kredimarrjes, zbatimi i politikave ekonomike reformatore siguron një rritje ekonomike  përmes mbështetjes në garantimin e pengut dhe menaxhimin e përgjithshëm të tij.

\"Ky sektor  do të jetë dhe një sfidë drejtë përmbushjes së objektivave tona si Ministri, arritjen e krijimit të një ambienti tërheqës për biznese  dhe investime në Kosovë.\"

\"Po ashtu ky proces do të ndihmojë dhe do të mbështesë sjelljen e investimeve të huaja, do të rrisë aftësitë konkurruese të ekonomisë tonë”, theksoi Kusari-Lila.

Ndërkaq, kryeshefi i ARBK-së, Gazmend Mejzini tha se me e- regjistrin e pengut do të bëhen maksimalizimi i efiçiencës, minimizimi i shpenzimeve operacionale, eliminimi i riskut, si dhe do të ketë më shumë transparencë. Po ashtu të dhënat do të jenë në dispozicion për të gjithë qytetarët, si dhe do të krijohen kushte më të mira dhe siguri për kreditë.

E-regjistrim  elektronik i pengut është projekt modern dhe i shpejtë i e-shërbimit për konsumatorë, që zhvillohet në kuadër të nismave reformuese të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për të bërit biznes në Kosovë.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)