20 Nëntor 2024

MTI dhe USAID nënshkruajnë marrëveshje për ndërmarrësit

Prishtinë, 22 prill - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila dhe drejtoresha e USAID në Kosovë, Maureen A. Shauket nënshkruan sot marrëveshje mirëkuptimi me qëllim të mbështetjes, zhvillimit dhe promovimit të ndërmarrësve të rinj.

Me anë të kësaj marrëveshje do të organizohet Panairi i Ndërmarrësve të Rinj, përfitues të skemës sëgranteve të USAID, “Ndërmarrësit e Rinj” (YoungEntrepreneurs) ku do të jenë pjesëmarrës mbi290 ndërmarrës.

Ministrja Kusari – Lila tha se në këtë panair do të prezantohen produktet dhe shërbimet e ndërmarrësve të rinj. “Ky panair do t’u japë mundësi të rinjve që të ekspozohen përballë bizneseve të ndryshme kosovare, duke shkëmbyer ide dhe duke përfituar nga eksperienca e bizneseve ekzistuese”, theksoi ajo.

Më tutje, ajo përmendi iniciativat e ministrisë të cilën e udhëheq është duke ndërmarrë në vazhdimësi për ndërmarrësinë, siç është hapja e Qendrës Inovative në Gjakovë, grante për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme, skema voucher që do t’u mundësojë  bizneseve ekzistuese të përfitojnë pa pagesë këshilla dhe trajnime.

“Besoj fuqishëm se zhvillimin i ndërmarësisë do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës, posaçërisht mbështetja e femrave në ndërmarrësi mbetet një nga prioritetet e mia në politikë”, përfundoi ministrja Kusari – Lila.

Ndërkaq, drejtoresha e USAID, Maureen A. Shauket tha se panairi do të ofrojë mundësi për ndërmarrësit e rinj të shkëmbejnë ide me njëri-tjetrin dhe të kërkojnë udhëzime  dhe mentorim nga liderët e biznesit.

“USAID ka orfruar 296 grante të vola, në vlerë në më shumë se një milion euro, për të asistuar të rinjët të fillojnë dhe të mbajnë biznesin. 25 për qind e granteve iu janë dedikuar femrave dhe 19 për qind prej granteve janë ofruar për minoritete”

Implementues të kësaj marrëveshje, njëkohësisht bashkë organizues të Panairit do të jenë Agjencia për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, që vepron në kuadër të MTI-së si dhe Programit për Ndërmarrësit e Rinj (YEP) të USAID.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e përkushtuar të përkrahë bizneset.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)