MSA të siguroj konkurrentshmëri dhe mbrojtje për prodhimet vendore
Prishtinë, 6 shtator - Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se rrugëtimi i Kosovës drejtë familjes evropiane nuk ka alternative tjetër dhe se integrimet dhe partneriteti ekonomik është i një rëndësie të veçantë dhe për një sukses të këtij procesi nevojitet partneritet dhe dialog konstruktiv.
\"Marrëveshjen për Stabilizim Asoociim e shohim të një rëndësie multi dimensionale për ardhmërinë e Kosovës, e në veçanti sa i përket zhvillimit ekonomik, por, jemi të mendimit së krahas harmonizimit dhe negociatave për këtë marrëveshje duhet të bëhet më tepër në mbështetje të ndërmarrësve Kosovar, për të arritur standarde dhe kritere të nevojshme konkurruese, por në të njëjtën kohë edhe mbrojtje në etapa kohore të prodhimeve me interes për ekonominë kosovare - theksoi kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, i cili së bashku me bashkëpunëtoret e ngushtë në takimin me Udhëheqësit e Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian.
Zyrtarët e kësaj drejtorie mbështetën partneritetin me Kosovën, por në të njëjtën kohë rekomanduan dhe kërkuan që në Kosovë të promovohet dhe te avancohet partneriteti publiko- privat dhe zëri i shoqërisë dhe biznesit kosovar të jetë pjesë substanciale e këtij procesi.
Delegacioni Kosovar më tutje vazhdoi takimet edhe me delegacionet e tjera, si me Euro Chambers për anëtarësimin e OEK-ut në këtë organizatë të rëndësishme të bizneseve evropiane të përfaqësuara në Bruksel, takimet vazhduan me BUSSINESS Evropa, me Odën Ekonomike të Kroacisë gjithashtu ku u bisedua mbi përvojat e shtetit kroat drejt integrimit evropian dhe bashkëpunimit të kësaj ode me qeverinë kroate.
Gjatë kësaj vizite u zhvilluan takime shumë të rëndësishme me partnerët gjerman në Bruksel, të cilët shprehën gatishmërinë në ofrimin e përkrahjes së biznesit Kosovar për kalimin e barrierave që mund të vijnë nga vendimet e komisionit evropian, institucione që përfaqësojnë ekonominë gjermane si BDI, DHIK si dhe përfaqësuesit në Komisionin Evropian të Landit Gjerman Baden-Wurttemberg.
Vizita e delegacionit të Odës Ekonomike të Kosovës u përkrahë nga Qeveria Gjermane përmes komitetit të Ekonomisë Gjermane për Evropën Juglindore.