16 Nëntor 2024

MSA paraqet hyrjen në një fazë të re të shtetëndërtimit

Prishtinë, 3 nëntor - Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri, ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Hykmete Bajrami, ka njoftuar për  angazhimet e kësaj ministrie lidhur me realizimin e prioriteve në aspektin buxhetor për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Në fillim të takimit foli kryetari i komisionit,  Muhamet Mustafa, i cili vuri në dukje rëndësinë e marrëveshjes së arritur në mes të Kosovës dhe BE-së për MSA-në. Ai vlerësoi se MSA-ja paraqet hyrjen në një fazë të re të shtetëndërtimit, ndërkaq, përsa i përket aspektit ekonomik të saj, ai  e vlerësoi atë si të rëndësisë së veçantë.

Duke iu referuar kësaj marrëveshjeje, Mustafa vuri në spikamë edhe sfidat që do të kenë  prodhuesit vendor. Ai vlerësoi se MSA-ja do të rrisë konkurrencën dhe kërkoi mobilizim të të gjitha institucioneve për të ndikuar në rritjen e prodhimit vendor dhe shtimin e cilësisë së prodhimeve.

Në vijim, kryetari Mustafa tha se komisioni do të   ketë përgjegjësi të shtuar për realizimin e kësaj marrëveshjeje, veçanërisht nga fusha ligjore, për çka kërkoi angazhim edhe më të madh nga anëtarët e komisionit.

Arritjen e kësaj marrëveshje e përshëndeti edhe ministrja e MTI-së, Bajrami, e cila më pas njoftoi për të arriturat dhe sfidat e ministrisë që ajo udhëheqë.

Fillimisht ajo njoftoi për angazhimet e ministrisë lidhur me CEFT-an, ndërkaq, njoftoi  se përmes Departamentit të Tregtisë, merr pjesë aktive në të gjithë mekanizmat e saj. Më tej, ministrja njoftoi se është duke u negocionuar një marrëveshje në mes të MTI-së dhe CEFT-as, e cila sipas saj do të jetë e favorshme për prodhuesit vendorë.

Ajo po ashtu njoftoi  edhe për raportet me Organizatën Botërore të Tregtisë, për qka shprehu edhe besimin e anëtarësimit në këtë organizatë.

Duke folur për sukseset e ministrisë, Bajrami vuri në dukje Raportin e Bankës Botërore të publikuar ditë më parë, i cili Kosovën e radhitë në vendin e 66-të të listës për të bërit biznes. “Personalisht mendoj që kjo është një pozitë e kënaqshme, duke pasur parasysh sfidat që i ka pasur vendi ynë gjatë pjesës së dytë të vitit të kaluar,  por edhe në fillim të këtij viti”, u shpreh ministrja.

Më pas ajo ka njoftuar edhe për rifunksionalizimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, nga i  cili tha se presin ndikim të madh në krijimin e një ambienti edhe më të mirë biznesor.

Po ashtu, ajo ka njoftuar edhe për infrastrukturën ligjore, përkatësisht ligjet e miratuara nga Kuvendi, e që do të ndikojnë në zhvillimin e ekonomik, duke i  përafruar ato me  ligjet e  BE-së. Po ashtu, ajo njoftoi edhe për projektligjet e proceduara në Qeveri, për të cilat tha se së shpejti do të arrijnë edhe në Kuvend.

Ajo më pas njoftoi edhe për projektet zhvillimore, me theks të veçantë për kontratën e nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit francez për Brezovicën.

Sa i përket kësaj, ajo tha se Qeveria i ka përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga kontrata dhe presin realizimin saj edhe prej palës tjetër. Kontrata tha ministrja Bajrami,  parasheh investimin prej 410 milionë euro dhe krijimin e 3000 vendeve të punës.   

Në vijim të fjalës së saj, ministrja ka njoftuar edhe për grantet e ndara nga ministria, të cilat së bashku me një fond të përbashkët me BE-në arrijnë shumën 4 milionë euro. Më pas,Bajrami foli edh për investimet në infrastrukturën fizike, përkatësisht zonat industriale nëpër disa komuna të vendit.

Në këtë takim, po ashtu është diskutuar edhe për naftën dhe cilësinë e saj, për të cilën ministrja shfaqi përkushtimin e saj për të pasur një laborator mobil të kontrollit të naftës.

Duke folur për sfidat e ministrisë, ndërkaq, ministrja Bajrami vuri në dukje buxhetin e limituar, për çka kërkoi edhe ndihmën e komisionit.

Anëtarët e komisionit pasi falënderuan ministren për njoftimin lidhur me punën në këtë ministri, ngritën edhe disa çështje dhe shtruan pyetje, të cilave u është përgjigjur ajo.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)