15 Nëntor 2024

MSA kërkon mbrojtjen e investitorëve

Prishtinë, 1 prill - Këshilli I Investitorëve Evropian (KIE), mirëpret fillimin e zbatimit të  Marrëveshjes për Stabilizim Asocim duke rikujtuar se kjo marrëveshje është mjaft e dobishme për Kosovën dhe rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE.

Drejtori ekzekutiv I KIE- Shpend Balija  eshte shprehur se sipas nenit 98 të kësaj marrëveshje, parashihet krijimi i nje bshkëpunim në mes të palëve për të mbrojtur investimet e huaja direkte duke sjellur një klimë më të mirë për investitorët e brendshëm si dhe të jashtëm, gjë esenciale për revitalizimin ekonomik dhe industrial të Kosovës.

Balija eshte shprehur se po ashtu janë paraparë dispozitat ligjore për themelimin e divizionit për kontestet lidhur me investitorët e huaj, me juridiksion për tërë territorin e Kosovës në kuadër të Departamentit për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Krijimi i këtij divizioni ka për qëllim vazhdimin e reformës ligjore duke përmirësuar infrastrukturën ligjore me qëllim të lehtësimit të procedurave gjyqësore për investitorët e huaj është shprehur Shpend Balija.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)