MSA ka vendosur Kosovën në procesin zyrtar për anëtarësim në BE
Prishtinë, 28 shkurt - Ministri i Integrimit Evropian, z. Blerim Reka mori pjesë në panelin për të diskutuar për raundin e radhës për Fondet e Para Anëtarësimit të BE-së, IPA III.
Gjatë këtij diskutimi u prezantua studimi: Udhërrëfyesi për IPA III: Mësimet, risitë dhe hapat e ardhshëm.
Në fjalën e ti Ministri Reka, evidentoi proceset aktuale që Kosova është duke kaluar me agjendën evropiane ku në aspektin afatshkurtër prioritet i ipet pritjes së vendimit pozitiv të Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Gjithashtu, Marrëveshja e Stabilizim Asocimit ka vendosur Kosovën në procesin zyrtar për anëtarësim në BE. Në këtë drejtim, e rikujtojmë kontributin e madh për periudhën e fundit financiare të BE-së 2014-2017, me ç ‘rast Kosova ka përfituar 602 milion euro.
Ministri Reka poashtu ritheksoi se, Qeveria e Kosovës e ka integrimin Evropian prioritet strategjik, si dhe bazuar në sondazhet paraprake rreth 90% e qytetarëve të Kosovës mbështesin anëtarësimin në BE.
Qeveria e Kosovës shumë shpejtë do t’a miratoj Programin Qeverisës dhe prioritetet e saja kyçe do të jenë në harmoni me agjendën evropiane.
Kjo nënkupton që në koordinim me Delegacionin e BE-së në Kosovë, do të bëhet edhe hartimi dhe programimi i fondeve për IPA III, në mënyrë që të jenë në përputhje të plotë me Programin e Qeverisë.
Ky aktivitet u organizua nga Instituti EPIK dhe mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), në Europe House e cila financohet Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.