MSA i kushton Kosovës 20 milionë euro
Prishtinë, 23 shtator - Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Kosovës dhe Bashkimit Evropian pritet ti kushtojë buxhetit të Kosovës të paktën 20 milionë euro.
Zv/ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, ka thënë për Tribunën se janë duke bërë përpjekje që buxheti i Kosovës sa më pak të rëndohet nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje.
Procesi pritet të fillojë në pjesën e dytë të muajit tetor, ndërsa parashihet të përfundojë deri në fund të vitit 2014.
/Tribuna/